KreuStil Jetese

Bëjini hapat tuaj të paharrueshëm; mjafton një vizitë në “Coin Tirana”!

Bëjini hapat tuaj të paharrueshëm; mjafton një vizitë

Jemi zyrtarisht në sezonin e verës dhe dëshira për t’u dukur bukur shpesh duket sikur është edhe më e madhe. Veshjet plot ngjyra janë ato që lulëzojnë në gardërobën tonë, por një ‘look’ nuk mund të kompletohet kurrë pa këpucët e duhura, ndaj është shumë e rëndësishme që të gjitha ne të bëjmë zgjedhjet e duhura.

Markat më të mira janë ato që asnjëherë nuk zhgënjejnë me modelet e tyre super të bukura dhe të rehatshme, duke i bërë hapat tonë të paharrueshme. Nëse ka një vend në kryeqytet ku do të gjeni atë që kërkoni dhe ëndërroni, është padyshim “Coin Tirana” dhe një vizitë, qoftë edhe e shpejtë, në katin 0 të kësaj qendre tregtare do të ndryshojë totalisht ditën tuaj.

Shprehni kreativitetin me anë të stilit dhe shkelni në një botë plot ngjyra, ku çdo hap bëhet një “statement” i personalitetit tuaj.

Koleksionet e reja të “By Far”, “Sophia Webster”, e cila në vitin 2016 ishte dizanjerja e parë femër që fitoi çmimin prestigjioz “Vogue Fashion Fund”, “Manebi”, ku stili ndërthuret me komfortin, një markë italiane e famshme për këpucët e saj të punuara me dorë, “Melissa”, me konceptin e plastikës së këpucëve është më shumë se thjesht inovacion në dizajn, do ta bëjnë verën tuaj të paharrueshme. Mos humbni kohë..


Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF