
Bruce Willis është parë rrallë në publik për shkak se aktori vuan nga demenca frontotemporale, me të cilën u diagnostikua në fillim të këtij viti. I tërhequr nga jeta e përditshme, ai herë pas here shfaqet në publik me familjen e tij të ngushtë.
Tre muaj pas daljes së tij të fundit në disa foto, ku shihej duke shëtitur rrugëve të Santa Monica-s, ai është larguar nga shtëpia për të kaluar një ditë jashtë ambientit familjar.
Ai bashkë me vajzat e tij të vogla kanë zgjedhur një park argëtimi, ku ai u pa duke buzëqeshur me vajzën e tij Mabel. “Më mirë ki kujdes”, dëgjohet Willis duke i thënë vajzës së tij. “Mendoj se do të biem sërish”, shton ai teksa fshin disa pika ujë nga fytyra.
Willis shoqërohej gjithashtu nga tre vajzat e tij të mëdha, Rumer, 34 vjeç, Scout, 31 dhe Tallulah, 29, vajzat e Demi Moore. Të treja u bashkuan shpejt me babanë e tyre, duke kaluar kohë cilësore së bashku.
Kujtojmë që Willis ka luajtur në filma të tillë si “The Sixth Sense” dhe “Unbreakable”, por ai është më i njohur për rolin e John McClane në ekskluzivitetin “Die Hard”.





Horoskopi ditor, e martë 6 qershor 2023







Shkrumbohet nga flakët kisha 280-vjeçare!







