
Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan mbrëmjen e kësaj të diele dashurinë e tyre në një dasmë madhështore, të realizuar në jug të Shqipërisë. Ata prej vitesh shijojnë një histori të bukur dashurie, dhe janë bekuar me një djalë, por një dasmë të vërtetë ende nuk e kishin realizuar.
Edhe pse prej kohësh janë martuar zyrtarisht me letra dhe kanë realizuar edhe një set fotografik në Marok, para se të vendosnin që të bëheshin prindër. Klea Huta shkëlqente dhe dukej kaq bukur në këtë ditë kaq të rëndësishme për të dhe për Elgitin, i cili po ashtu dukej shumë elegant.
Gjithçka ishte e kururar në detaje, ku mes natyrës së bukur që bregdeti ynë ofron mbizotëronin lulet e bardha. Të pranishëm në këtë festë mes rrethit të ngushtë familjar, ishin edhe personazhe të njohur nga showbizi shqiptar, ku do të përmendim, Bora Zemani, Donald dhe Romeo Veshaj, Luiz Ejlli, Kiara Tito, Arjana Fejzullahu, Olta Boka, Kejsi Tola, etj.
Në një postim në Instagram, përkrah disa fotove të realizuara gjatë ceremonisë, Klea shkroi, “E lumtur dhe e plotësuar! Faleminderit çdokujt që sot ndan këtë moment me ne, e lumtur t’ju kem? Faleminderit Zotit për çdo bekim, jam mirënjohëse! @elgitdoda
Faleminderit ty për gjithçka.. Te dua! Gëzuar ditëlindjen jeta ime @kriddoda, mami dhe babi do të përpiqen gjithë jetën të të dhurojnë vetëm kujtime të lumtura!





Horoskopi ditor, e hënë 5 qershor 2023



Lista e grave më të pasura ‘self-made’ në SHBA!



Horoskopi ditor, e diel 4 qershor 2023

Klean e zë syri i keq pak para dasmës!







