KreuStil Jetese

Green Coast; Projekti që rikthen Xhesikën në Shqipëri!

Green Coast; Projekti që rikthen Xhesikën në Shqipëri!

Fotografia: Geljant Kaleci

Xhesika Berberi tashmë është në Shqipëri dhe me shumë nuanca pikante për stinën e nxehtë, na fton ta zbulojmë bashkë këtë verë dhe gjithë ngjyrat e saj! Destinacioni? Sigurisht në jug! Projektet?….

Xhesika, cila është ndjesia që përjeton sa herë rikthehesh në vend? Cilin vend konsideron tashmë si shtëpinë tënde, Tiranën apo Nju-Jorkun?

Tirana është vendi ku unë kam lindur dhe jam rritur, dhe sigurisht ku çdo gjë ka filluar. Sa herë që rikthehem kam rehatin emocionale të ndjenjës së shtëpisë. Ndërsa Nju-Jorku është vendi ku unë jam rritur profesionalisht dhe më ka zgjeruar vizionin, prandaj lehtësisht mund të them që është shtëpia ime e dytë.

Xhesika që jam sot është falë dy shtëpive shumë të ndryshme, por që kanë qenë esenciale për formimin tim si individ… Jam shumë krenare dhe falënderuese për të gjitha gjërat që kam marrë nga të dyja vendet.

Çfarë të ka sjellë këtë herë në Shqipëri?

Këtë herë rikthimi im në Shqipëri ka qenë ndryshe, shumë i veçantë dhe mund të them që është një nga ato punë që e kam shumë përzemër.

Sapo kam nisur një bashkëpunim me projektin “Green Coast”, si brand ambasador për të cilin e ndiej se do të kemi një rrugëtim të bukur.

Ç’mund të na thuash më tepër për këtë bashkëpunim?

Kam qenë shumë entuziaste kur e kam marrë këtë ofertë. “Green Coast” është kthyer në vendin tim të preferuar në Shqipëri. Përveç atraksioneve natyrore që për mua mbeten ndër më të bukurat që ofron Shqipëria, mund të them që ka një standard ‘World Class’ dhe këtë e them me plot gojën.

Dikur, kur kam patur fatin të vizitoj vende të ndryshme turistike, mendoja se disa gjëra do të ishin tepër të largëta për t’u bërë në kohë edhe te ne. Është një kënaqësi e madhe të shohësh zhvillimin që po bëhet sidomos në fushën e turizmit, dhe sidomos të atij që konsiderohet si turizëm elitar.

Por projekti “Green Coast” është përkthimi i sa thashë më sipër, një vend, i ideuar si një koncept i një “fshati mesdhetar”, por i ardhur përmes një arkitekture moderne tepër elegante, në një ndërthurje të natyrshme me mjedisin përreth. Shumë ndryshe nga çfarë ka sot në Shqipëri dhe në rajon.

Është një vend ku mund të gjesh gjithçka, të pushosh, të bësh ‘shooping’, të bësh SPA, të pish një kafe me miqtë apo familjarët e tu, të shijosh bregdetin dhe të gjitha facilitetet që ofron projekti “Green Coast”. Çdokush besoj se tërhiqet shumë nga vendet e ngrohta dhe miqësore në të gjitha kuptimet. Plus pastaj, kur kemi të bëjmë me projekte që për mua janë më shumë se një vend luksoz pushimesh, janë një pasaportë e asaj se si duhet të prezantohet Shqipëria. U ndala shumë këtu, por është vërtetë një projekt të cilin e kam shumë përzemër, mbi të gjitha për atë që ne mundemi t’i përçojmë botës në fushën e turizmit.  

Si i përzgjidhni kompanitë për të cilat pranoni të jeni imazh?

Të kemi një vizion të përafërt dhe të bashkëpunoj me ekip profesional. Eksperienca ime ndër vite më ka bërë që të kuptoj që në momentin e parë nëse një projekt vlen për mua apo jo. 

Për bashkëpunimin më të fundit kam fatin të punoj me një ekip shumë profesional, që më bën të ndihem si në shtëpi. Besoj fort që “Green Coast” do të ndihmojë në ngritjen e imazhit të Shqipërisë në një tjetër nivel, sa i takon zgjedhjes së parë si një destinacion premium në Mesdhe.

Ka ndonjë kompromis të cilin nuk do ta bëje kurrë, pavarësisht sesa tunduese do të ishte oferta?

Nuk do të pranoja të bëja një bashkëpunim që nuk përputhet me parimet e mia dhe që mund të rezultojë një projekt joproduktiv në shoqëri. 

Si ka ndryshuar imazhi i vendit tonë jashtë, ti vetë si e ke parë këtë perceptim me kalimin e viteve?

Unë jetoj në një vend ku paragjykimet nuk ekzistojnë dhe madje i duan shumë shqiptarët. Kjo më bën shumë krenare. Imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar shumë. Nëse më herët të huajt nuk kishin informacione për Shqipërinë, tani ai është një ndër destinacionet që duan ta vizitojnë. It’s the next hot spot. 

Miqtë e tu të huaj, çfarë i kuriozon më tepër rreth Shqipërisë?

Miqtë e mi të huaj janë shumë të interesuar për të vizituar rivierën shqiptare. Tani janë bërë edhe më kuriozë për resortet e reja turistike siç është “Green Coast Resort&Residences”, të cilat ofrojnë gjithçka brenda tyre. Besoj se ndonjëri prej tyre mund ta blej një shtëpi në “Green Coast” (qesh). Shqipëria falë edhe promovimit që po i bëhet, po shihet gjithnjë e më shumë si një vend ekzotik, por shumë ndryshe dhe gjithmonë më pyesin.

Cilat janë vendet që do t’ua sugjeroje miqve të huaj për të vizituar në Shqipëri dhe vendi i preferuar?

Me patjetër do të sugjeroja “Green Coast Resort&Residences”, pasi siç e përmenda ka një standard ‘World Class’ dhe një bukuri përrallore. Çdo gjë është e menduar në detajin më të vogël dhe i bën Shqipërisë një prezantim shumë dinjitoz.

Për sa më përket mua, vendi i preferuar sa herë kthehem është përqafimi i mamit tim. Pastaj nëse do t’i referoheshim një destinacioni, patjetër riviera shqiptare, e cila është ‘must’.

Jam një person që e dua shumë natyrën, pasi më frymëzon dhe më motivon jashtë mase. Ndihem shumë në harmoni me gjithçka kur jam në natyrë. Kjo është arsyeja përse isha kaq entuziaste për të bashkëpunuar për projektin “Green Coast”, sepse lokacioni është fantastik. Një vend që ofron pamjen nga deti dhe perëndimin më të bukur.  

Krahas këtyre projekteve të reja në Shqipëri, karriera jote është duke u zhvilluar në USA, si po ecën pjesa e modelingut dhe sipërmarrja jote në fushën e “beauty and lifestyle”?

Mbase modelingu mund të duket si një profesion shumë glamuros dhe i lehtë, por faktikisht kërkon shumë përkushtim, ka shumë rregulla dhe sfida. Kam qenë shumë me fat që ky profesion më ka hapur dyert në USA dhe më ka bërë të kuptoj se çfarë jam në gjendje të krijoj. Nga modelingu në sipërmarrje është një ndryshim 180 gradë. Karriera si një femër në biznes është shumë e vështirë, por edhe shumë e bukur dhe inspiruese. Por, unë i kam shumë qejf sfidat…! Nuk e di se çfarë rezervon e ardhmja, ndoshta “Green Coast” mund të jetë një sfidë për t’u kthyer në Shqipëri.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF