
Në të gjithë botën është duke ndryshuar mënyra si trajtohet kanabisi. Përdorimi i tij në fushën e mjekësisë është duke u studiuar gjithnjë e më shumë duke diskutuar madje legalizimin. Tetë vende mes të cilave Kanadaja, Uruguaji, Meksika dhe Tailanda si dhe 22 shtete në SHBA e kanë legalizuar tashmë përdorimin privat të kanabisit në kohën e lirë. Rreth 50 vende kanë vendosur ta lejojnë kanabisin për përdorim mjekësor. Shumë vende të tjera janë duke përpiluar ligjet për ta lejuar. Por, ngjashëm si me duhanin dhe cigaren, legalizimi i kanabisit nuk nenkupton se ai nuk eshte i demshem.
Marihuana është substanca e përdorur më shumë nga të rinjtë në gjithë botën. Sipas shkencëtarëve të Universitetit Columbia në Nju Jork, më shumë se 2,5 milionë të rinj konsumojnë me raste kanabis në SHBA dhe kjo tendencë është në rritje, thote DW. Prandaj tendenca e legalizimit dhe lejimit të përdorimit për arsye mjekësore ka lëshuar sinjalet e alarmit për shumë ekspertë, sidomos kur bëhet fjalë për rreziqet e mundshme për shëndetin e minorenëve dhe të rriturve në moshë të re.
Truri në fazë zhvillimi
Nuk është shumë e qartë kur mbyllet cikli i zhvillimit tek të rriturit. E qartë është vetëm se në këtë periudhë trupi i njeriut pëson shumë ndryshime biologjike, edhe në tru. Këto ndryshime e bëjnë më të vështirë identifikimin e pasojave që shkakton përdorimi i kanabisit tek të rinjtë. Sipas një institucioni amerikan, Institutit Kombëtar për shëndetin mendor, që varet nga Ministria Amerikane e Shëndetësisë, truri zhvillohet deri në moshën e mesit të njëzetave. Gjatë kësaj kohe shpaloset për shembull përpunimi i emocioneve, trajtimi i stresit, motivimi dhe shpërblimi, marrja e vendimeve, kryerja e veprimeve të menduara mirë, kontrolli i impulsive dhe të menduarit logjik.
Njëkohësisht zvogëlohet substanca gri e trurit duke krijuar gjithnjë e më shumë substancë të bardhë, me anë të të cilës sekorë të ndryshëm të trurit mund të komunikojnë më mirë me njëri tjetrin.
Kjo e vështirëson jetën e një të riu. Ndryshime të mëdha pëson jo vetëm trupi, shpesh të rinjtë luftojnë edhe më çështjet e identitetit të tyre, me presionin social, presionin që shkaktohet në raste emergjence, dinamikat brenda familjes dhe probleme të tjera. Të gjitha këto ndryshime dhe rëndesa mund të bëjnë që të rinjtë të vuajnë më shpesh nga problemet psiqike si gjendja e frikës dhe depresionet. Ato mund të jenë edhe një nga arsyet pse për t’u ftilluar të rinjtë përdorin marihuana. Këtë shpjegon autoriteti amerikan për përdorimin e substancave abuzive dhe shëndetit mendor, SAMHSA (Substance Abuse and Mental Health Services Administration). Detyra e tij është të përmirësojë kujdesin për lëndët që krijojnë varësi dhe të sëmurët psiqikë.
Por problemi është se prej konsumimit të marihuanës në afat të gjatë keqësohen problemet psiqike. Nëse truri ndodhet ende në fazë zhvillimi, ai reagon me ndjeshmëri të madhe ndaj substancave si alkooli, tabaku, marihuana dhe substancat e tjera që krijojnë varësi.
Sipas shoqatës amerikane për psiqiatrikën e fëmijëve, American Academy of Child and Adolescent Psychiatry, ka qenë e mundur të dëshmohet se këto substanca ndryshojnë ose vonojnë disa nga zhvillimet e trurit gjatë adoleshencës. Në rastin e kanabisit janë duke u dhënë gjithnjë e më shumë dëshmi që tregojnë se shkakton ndryshime në trurin e adoleshentëve.











Brad Pitt akuzë të re ndaj Angelina Jolie!

Horoskopi ditor, e premte 2 qershor 2022







Laura Pausini shpallet “Personi i Vitit 2023″!
