
Kendall Jenner u shfaq mjaft provokuese në një postim të ri në InstaStory të mërkurën. Modelja 27-vjeçare, e cila së fundi po shijon diellin dhe detin në Festivalin e Filmit në Kanë në Francë, i mbylli pushimet e saj me një lundrim natën në jaht.
Ajo kishte veshur një fustan të zi të puthitur pas trupit që pavarësisht një pjese të tejdukshme në zonën e kraharorit, krijonte idenë e një lakuriqësie “të rrezikshme”.
Kendall pozoi e mbështetur në parmakun prej druri të jahtit, ndërsa dritat e qytetit shkëlqenin në distancë mbi ujin e erret.
Blici nga fotot zbuloi se zbukurimet e kuqe në pjesën e gjoksit ishin ngjitur në një material që ndryshe, mezi dallohej me sy të lirë. Pjesa tjetër e fustanit theksonte më së miri linjat e saj dhe nxirrte po kështu në pak këmbët e gjata e të nxira.

Laura Pausini shpallet “Personi i Vitit 2023″!



Ilaçet e gjumit me rrezikshmëri të lartë!


FOTO/ Tuna dhe Patris shfaqen së bashku!



Horoskopi ditor, e enjte 1 qershor 2023










