
Eva Alikaj qëndroi shumë pak në Big Brother VIP, megjithatë u diskutua gjerë e gjatë sidomos për eleminimin e rrufeshëm pas një debati të ashpër brenda shtëpisë së famshme me Luiz Ejllin, që më vonë rezultoi fituesi i programit.
Aktorja iu drejtua atij me fjalë shumë të renda, duke i thënë :“Ta çaj kafkën”, dhe kjo shprehje mjaftoi që Vëllai i Madh të merrte vendimin drastik.
E ftuar tek “A Krasta Shoë” e gazetarit Adi Krasta, Eva rrëfeu së fundi një episod të këtyre kohëve që i kishte ndodhur me fëmijë të komunitetit rom. Më shumë se ngjarja në vetvete megjithatë, ngjalli reagime mënyra sesi ajo i imitoi fëmijët dhe videoja është komentuar ashpër në rrjetet sociale.
“Dy rom të vegjël thashë se po më kërkonin ndonjë lek. Më thanë ishe shumë e keqe atje në Big Brother, si i bërtite ashtu Luizit”, u shpreh ajo duke i përqeshur.





Videoja flirtuese e Jennifer Lopez me një DJ!






Horoskopi ditor, e mërkurë 31 maj 2023







Bullizmi në shkolla, fenomen shqetësues!

