KreuStil Jetese

Sot, Dita Ndërkombëtare Kundër Duhanit! 7 këshilla të vlefshme!

Sot, Dita Ndërkombëtare Kundër Duhanit! 7 këshilla të

Heqja dorë nga duhani mund të jetë një mision i vështirë, por kjo nuk do të thotë që është e pamundur. Data 31 maj i çdo viti shënohet si Dita Ndërkombëtare Kundër Duhanit për të ndihmuar me ndërgjegjësimin e popullatës së gjerë mbi efektet negative të saj. 

Më poshtë do të gjeni 7 këshilla për t’i rezistuar këtij vesi të rrezikshëm:

UJI DHE USHQIMET

Pini ujë të ftohtë me pipëz. Në këtë mënyrë do të zëvendësoni refleksin thithës të cigares. Ngrënia e racioneve të vogla e të shpeshta të ushqimit gjithashtu zbut dëshirën për cigare. Zgjidhni barishte dhe perime që mos të shtoni në peshë.

PËRMIRËSIME TË MENJËHERSHME

Mbani shënime për ndryshimet që ndodhin në jetën tuaj: kursimi i parave, aroma më e mirë, ndjesia e kontrollit dhe energjia.

MOS PINI ALKOOL DHE QËNDRONI NË VENDE KU NUK PIHET DUHAN

Alkooli shkon shumë me duhanin. Shkoni në kinema, bibliotekë apo bare ku nuk pihet duhan. Këto vende të shpërqendrojnë nga dëshira.

JINI AKTIVË

Aktiviteti fizik është një shpërqendrim mjaft i mirë nga dëshira për të pirë cigare. Ecja është një alternativë por më pas mund të kryeni ushtrime dhe aktivitete të tjera.

Në vend të cigares, përtypni një çamçakëz, karamele ose një karotë. Mbani diçka me vete gjatë gjithë kohës.

Kafeina ju ndihmon të jeni më energjikë në shumicën e rasteve. Por në rastet e lënies së cigares ajo ju bën të ndiheni me të tensionuar dhe të stresuar.

Kur të keni kaluar dy javët e para, do të ndiheni shumë më mirë. Por kujdes mos bini pre e tundimeve. Edhe nëse bëni një gabim mos jini të ashpër me veten. Qëndroni zotimit tuaj. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF