KreuStil Jetese

Eni Çobani hyn në sherrin mes ish-kunatave: “Mos kërcënoni, se…”!

Eni Çobani hyn në sherrin mes ish-kunatave: “Mos

Javën që shkoi bëri mjaft bujë një sherr mes ish kunatavae dhe këtë radhë, avokatja Eni Çobani e nisi emisionin pikërisht me një thirrje për to. Drejtuesja e rubrikës ‘Shihemi në gjyq’ ka pasur edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për këngëtaren Violete Kukaj dhe noteren Krasniqi.

Ajo iu ka bërë thirrje të dyjave që të ndalojnë kërcënimet ndaj motrave Retkoceri.

‘I drejtohem edhe një herë si zonjës Krasniqi ashtu edhe zonjës Violeta. Bëni kujdes me intimitimin kundrejt ish-kunatave që kanë thënë një të vërtetë të tyre.

Nëse keni një të vërtetë tjetër nga ajo unë ju ftoj publikisht të vini t’iu dëgjojmë. Dhe nëse është e vërtetë, ju themi më fal por nuk ka më fal nëse nuk përballeni.

Nëse keni zgjedhur profile fallco të më drejtoheni, po ua them publikisht që do jem pjesëmarrëse në të gjitha seancat që do zhvillohen në Prishtinë. Dosja e tyre është tek unë’, tha juristja. Ajo shtoi se e mbron të tërë familjen Retkoceri teksa ka falënderuar gjyqtarin e shkallës së parë që ka dhënë një vendim për të bllokuar pasurinë që Violeta pretendohet se e ka marrë përmes noteres Sevdije Krasniqi.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF