KreuStil Jetese

“Opinionisti nuk mund të jetë i përjetshëm”, Arbër Hajdari merr vendimin e rëndësishëm për pozicionin e tij në “Big Brother Vip”

“Opinionisti nuk mund të jetë i përjetshëm”,

Opinionisti i Big Brother Vip, Arbër Hajdari ka folur për eksperiencën e tij në Big Brother, ku ka pohuar se nuk do të marrë pjesë në edicionin e radhës.

Ai u shpreh se ky pozicion nuk do jetë i përhershëm, ndaj nuk e shikon veten sezonin e ardhshëm.

“Vjet ishte më e vështirë, për shkak të ngarkesës që kam. Gjithmonë kam dashur të ruaj qetësinë dhe mos ndikohem nga komentet jashtë, dhe ti ri larg trysnisë dhe të prezantoj atë që jam. Opinionisti nuk mund të jetë i përjetshëm, fillon dhe konsumohesh dhe mendoj se nuk e shoh më veten në sezonin e radhës. Në lojë më kanë pëlqyer njerëzit që kanë qenë koherent në lojën e tyre, si Beniada pasi ishte një njeri që i qëndroi larg thashethemeve”

I pyetur se nëse ka ndonjë këshillë për opinionistin e radhës, ai tha:

“Nuk duhet të përfshihen emocionalisht dhe të ndikohen nga fjalët e njerëzve.”

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF