KreuStil Jetese

Donte t`i dhuronte veshkën, Almeda rrëfen mes lotësh cfarë i tha babai!

Donte t`i dhuronte veshkën, Almeda rrëfen mes lotësh cfarë i

Modelja dhe moderatorja Almeda Abazi ka rrëfyer detaje nga njëri prej momenteve më të vështira të jetës së saj. Ajo rrëfeu në TCH se i ati, që më pas ndërroi jetë, duhej të bënte një transplant të veshkës dhe askush nga familjarët nuk u ofrua për ta ndihmuar.

Ajo rrëfeu mes lotësh se ishte e vetmja që dëshironte t’ja dhuronte veshkën babait të saj por as ai dhe mjekët nuk e lejuan pasi asokohe ishte nën moshë.

“Kërkohej një transplant, veshka duhej të ishte ose nga vëllezërit, motrat ose e fëmijës. Pra duhej të përputhej me personin. Unë isha e para që kërkova i thashë mamit që unë dua t’ja dhuroj por babi nuk ka pranuar asnjëherë. Të më falni është hera e parë që flas për këtë temë.

Babi ishte i pari që nuk e pranoi diçka të tillë, ma bëri të qartë që ‘nuk ta fal kurrë nëse bën diçka të tillë’ por gjithsesi nuk e bëja dot sepse isha 15-vjeç duhet të isha mbi 18 vjeç për të bërë diçka të tillë, nuk ma lejuan as mjekët. Asnjë familjar tjetër nuk u ofrua për transplantin, por i kuptoj, mundohem t`i kuptoj. Ato kohë nuk i kuptoja dhe nuk doja sepse është vëlla por që me kalimin e kohës kur bëhesh nënë i mendon disa gjëra, ndoshta ngaqë kanë pasur fëmijë dhe nuk është ofruar njeri”- tha Almeda.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF