
Me mbylljen e Big Brother VIP 2, pas bujës së madhe të programit, tani po mendohet për vazhdimin e tij, BBV3. Padyshim ndjekësit në rrjetet sociale kanë qenë kureshtarë të dinë nëse do të rikthehen të njëjtët opinionistë.
Zhaklin Lekatari iu përgjigj pyetjeve në Instagram nëse do të jetë serish pjesë e formatit . Gazetarja tregoi se këtë, nuk e di as vetë.
“Boh, ende s’e di”, u përgjigj ajo.
Në një intervistë për TAR pas mbarimit të Big Brother VIP 2, opinionistja u shpreh se kjo “Ka qenë një aventurë e mrekullueshme, e vështirë dhe e bukur njëkohësisht”.
“Big Brother më ka kthyer një dinjitet profesional që unë mendoj që e meritoja. Ishte një hapësirë ku unë munda të tregoj më shumë ngjyra nga identiteti im, nga personaliteti im. Unë i dhashë disa mesazhe të rëndësishme dhe të shëndetshme, një plan se ku duhet ta çojmë ne vendin tonë. Çdo sukses dhe dështim ka kosto. Këtu kam pasur kosto personale. Është e vështirë të kërcënohesh, mallkohesh, të gjykohesh me standarte të dyfishta, por misioni im është më i madh.”, tha Zhaklina.




Zbulohet shkaku i vdekjes së ikonës Tina Turner!





Shakira ka një kërkesë për Tom Cruise!




Horoskopi ditor, e premte 26 maj 2023






