KreuStil Jetese

I dërguan çokollata të helmuara për ditëlindje, 54 vjeçarja vdes në sy të djalit! 

I dërguan çokollata të helmuara për ditëlindje, 54

Një person anonym i kishte dërguar  Lindaci Viegas Batista de Carvalhos disa lule dhe ëmbëlsira në ditën e saj të lindjes, dhe 54 vjecarja ishte kënaqur shumë nga ky fakt. Por vetëm pak pasi kishte konsumuar cokollata të asaj shporte, ajo ishte shembur përdhe përpara syve të djalit të saj.  

Motra e saj, Lenice Batista, pohoi se gruaja kishte nisur  të ndihej keq pas ngrenies së cokollatave. Kur mbërritën në spital në Rio de Zhaneiro të Brazilit, ishte shumë vonë: Mjekët nuk patën mundësi tjetër vecse të konstatonin vdekjen e gruas. Djali i saj, i cili gjithashtu kishte provuar çokollatën, e kishte pështyrë duke thënë se kishte shije të keqe.  

Policia tani po heton ne mesin e dyshimeve se 54 vjecarja ishte helmuar qëllimisht. Analiza e çokollatës pritet të përfundojë brenda 30 ditëve. Të afërmit e gruas pohuan gjithashtu se ajo ishte kërcënuar në rrjetet sociale para incidentit.  

Të shtunën e kaluar mendohet se ka marrë një telefonatë të dyshimtë duke i thënë se kishte një dërgesë për të, ndaj kishte kërkuar që pakoja të lihej në dyqanin e të dashurit të saj. Kur ajo e pyeti ish-bashkëshortin e saj, ai mori përgjegjësinë për dërgimin e dhuratës dhe Lindaci hëngri disa nga çokollata. 

Pas vdekjes së saj, ish-bashkëshorti pretendoi se kishte bërë shaka kur tha se dërgoi dhuratën dhe motra e viktimës tha se nuk e konsideronte atë si të dyshuar pasi ish-çifti kishte një marrëdhënie të mirë. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF