
Një indiane rrëmbeu vëmendjen në tapetin e kuq të Kanës, dhe kjo, jo vetëm për fustanin e mrekullueshem që mbante veshur. Biznesmenia Natasha Poonawalla u shfaq në shoqërinë e Leonardo DiCaprios dhe kaq u desh që të ndizej kureshtja për të.
Natasha është parë duke dalë nga hoteli me yllin hollivudian. Padyshim, nuk kaloi shumë kohë që të nisnin thashethemet për një lidhje të mundshme.
Në fakt, të dy ata e kanë një “precedent”, pasi në fund të shkurtit janë parë sërish bashkë duke shijuar një darkë. Megjithatë, sipas Daily Mail, dyshja janë thjesht miq, sepse Natasha Poonaëalla është e martuar me CEO-n e Institutit Serum, Adar Poonawalla.
“Nuk ka asgjë më shumë se miqësi mes saj dhe Leos”, thotë Daily Mail. Poonawalla është një sipërmarrëse indiane, presidentja e fondacionit të bamirësisë “Villoo Poonawalla”. Përveç kësaj, ajo është drejtoreshë ekzekutive e Institutit Serum të Indisë, një nga kompanitë më të mëdha të vaksinave në botë.


Konfirmohet lidhja e Anna Likës dhe Bjordit!







Horoskopi ditor, e mërkurë 24 maj 2023







Ilir Shaqiri, imazh i “London Men”!

Gati ndryshimi i ri në WhatsApp!


