Modelja dhe aktorja amerikane Emily Ratajkowski vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar në treg. Ndikimi i saj i madh ndërkombëtar, si dhe karriera e saj e gjerë, e kanë bërë atë një nga personazhet e njohur më të pëlqyer në tregun mediatik, gjë që është një nga arsyet pse ajo vazhdon të vlerësohet shumë nga një gamë e gjerë markash.
Kjo e ka lejuar atë të bashkëpunojë së fundmi me Inamorata për publikimin e koleksionit të ri të rrobave të banjës. Megjithatë, vlen të kujtojmë se Inamorata është në të vërtetë një markë e krijuar nga vetë Ratajkowski, por nëse ajo nuk do të kishte famën që ka dhe format perfektë trupore do të gjenin sigurisht një personazh tjetër.
Bikinit që Emily Ratajkowski ka veshur janë në ngjyrë të bardhë dhe janë punuar me grep. Ato janë në formon e një veshjeje të vetme që e lë të pambuluar të gjithë shpinën dhe dy anësoret e trupit. Pjesa e poshtme e bikinit është tanga, ndërsa pjesa e sipërme është një kryqëzim midis një kostumi tradicional noti dhe një bikini të hapur.
Duket se dizajni është pëlqyer shumë nga ndjekësit, pasi në pak më shumë se dy orë ka grumbulluar më shumë se 100 komente dhe gati 15 000 ‘pëlqime’ ku një numër i mirë përdoruesish kanë thënë se i kanë pëlqyer shumë bikinit, dhe e kanë uruar modelen në mënyra të ndryshme.