KreuStil Jetese

Klea Huta thumbon Dua Lipën: “Si nuk qëllove një herë në shenjë me këta të dashurit?!”!

Klea Huta thumbon Dua Lipën: “Si nuk qëllove një herë

Dua Lipa e konfirmojë më në fund lidhjen e saj të shumëpërfolur me regjisorin Romain Gavras, duke parakaluar çift në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës. Kjo ishtë hera e parë që dyshja shfaqeshin haptazi në krah të njëri-tjetrit dhe rrëmbyen menjëherë vëmendjen e mediave rozë.

Këngëtarja 27 vjecare duket se e ka nisur që në mars lidhjen me Romain, 41 vjec, i cili ka qenë ish partneri i Rita Orës. Deri më tani, ata e kishin mbajtur shumë private marrëdhënien e tyre.

Jo të gjithë megjithatë, duket se janë dakord me zgjedhjen e bërë prej artistes së famshme kosovare. Moderatorja Klea Huta e tregoi hapur përmes një postimi në rrjetet spociale se cfarë mendimi kishte për të gjithë këtë.

“Dua t’i them Dua Lipës:  Moj gocë si nuk qëllove njëherë në shenjë me këta të dashurit?!”, ka shkruar ajo duke shtuar me humor në krah të postimit se ky është një “problem serioz”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF