
Xaylen Asher Richard është sot subjekt lajmesh nëpër botë dhe i ka mahnitur përdoruesit e rrjetit. Në moshën vetëm 19 muajshe, djali nga Teksasi është i gjatë thuajse sa vëllai i vet katërvjeçar Juda dhe vesh rrobat e tij.
Nëna e vogëlushit, Salitza Richard, 31 vjeç, nga Dallas ishte e shqetësuar për shëndetin e të birit që po rritej me një ritëm tronditës. Kur ishte vetëm 6 muajsh, atij i bënin rroba për moshën 12-18 muajshe.
“Ishte qesharake hera e parë që shkova te mjeku, për kontrollin tim dyjavor. Ai na pyeti nëse ishim të sigurtë që poi tregonim fëmijën e duhur, sepse dukej shumë më i madh për moshën e tij. Isha i shqetësuar për shëndetin e Xyalenit, dhe pyesja veten nëse ishte normale që fëmija im të kishte aq shumë kilogramë. Mjekët megjithatë më thanë se gjithçka ishte perfekte”, tha Salitza sipas Daily Mail.
Për shkak të madhësisë së tij, djali i vogël filloi të ecte me vonesë madje e ëma bën shaka për këtë duke thënë se duke e mbajtur më gjatë në krahë, iu zhvillua “bicepsi”.
“Ishte çmenduri sepse në fillim nuk ecente, pastaj ndodhi brenda natës: hodhi disa hapa të vegjël e pak ditë më vonë, filloi të vraponte. Po t`i japësh ushqim kënaqet shumë. Ai është praktikisht si një top boëlingu, ai është një fëmijë kaq i lumtur!”, tha Salitza.

Lady Gaga, ndryshime në fytyrë: Shokohen fansat!






Beyonce punëson vajzën e Kobe, Natalia Bryant!



Horoskopi ditor, e hënë 22 maj 2023


Bianca Censori konfirmon martesën me Kanye West


Pacientja sheh zemrën e saj të ekspozuar në muze


Horoskopi ditor, e diel 21 maj 2023



