Mjekësia, arkitektura, jurisprudence: këto janë degët kryesore që mamatë ëndërrojnë për fëmijët e tyre, dhe Dojna Mema duket nuk bën përjashtim.
Nuk janë të paktën sakaq ata të cilët nuk duan që të vegjlit të ndjekin hapat e tyre, pasi i kanë kaluar në kurriz vështirë e një profesioni të caktuar. Por djali i moderatores duket se ka marrë nga i ati, Vlashenti, e këtë e dëshmoi “pasioni” i tij, i zbuluar së fundi.
Dojna publikoi sot një video, ku shfaqet i vogli Nolan Sol që i bie instrumentit të baterisë. ”Eh mi mam, thashë se doli një mjek në familje”- ka shkruar ajo në krah të videos.
Ndonjëherë, gjërat thjesht nuk llogariten dot, dhe nëse Nolan Sol ka trashëguar nga baba ii tij dashurinë për muzikën, nuk i dihet, mbase bëhet një artist i shkëlqyer!