
Pas suksesit me këngën e saj “Acrostico”, Shakira vazhdon të shijojë jetën e saj të re në Miami, ku shoqërohet me personazhe të tjerë të famshëm dhe fëmijët e saj, Milan dhe Sasha. Së fundmi kolumbiania është parë me supermodelen Gisele Bundchen, e cila shoqërohej po ashtu nga fëmijët e saj, Vivian dhe Benjamin.
Sipas TMZ, Shakira dhe Gisele janë parë në restorantin Makoto, që ndodhet në Miami Beach, Florida. Sipas informacioneve të siguruara, e para që ka mbërritur në vend ka qenë Gisele Bundchen, ndërsa Shakira ka mbërritur më vonë. Edhe pse nuk dihet se për çfarë kanë mundur të flasin, mediat spekulojnë se miqësia mes tyre mund të jetë bërë më e ngushtë pas ndarjes nga partnerët përkatës.
Ato u ndanë të dyja në vitin 2022: Shakira pasi mësoi për pabesinë e Pique me Clara Chia dhe Gisele pas mosmarrëveshjeve të supozuara mes saj dhe Tom Brady. “Ajo është një person shumë i vërtetë, shumë i përzemërt, një person i fortë. Unë jam fansja numër 1 e Shakirës”, tha braziliania për artisten në revistën Quien.
“E kam takuar në Kupën e Botës dhe gjithmonë më ka pëlqyer muzika e saj sepse është muzikë shumë latine, nga zemra, nga shpirti”. Të dyja u takuan në vitin 2010, dhe që atëherë, marrëdhënia e tyre është bërë gjithnjë e më e ngushtë.




Horoskopi ditor, e premte 19 maj 2023










Pse Nju-Jork rrezikon të bëhet si Venecia?





Horoskopi ditor, e enjte 18 maj 2023
