
Një udhëtim “në fjalë e tinguj”: kështu e ka titullin Shpat Deda koncertin e tij në Tiranë, që do ta shndërrojë në datat 19 dhe 20 maj Katedralen Ortodokse të kryeqytetit në një tempull të muzikës së tij.
Kantautori i talentuar premton të sjellë për publikun pa doreza përjetimet e tij të mëdha, dashuritë e jetuara e të humbura, lotët dhe ëndrrat.
Bashkë me mjeshtrin dhe multi-instrumentistin Visar Kuçi dhe me producentin e njohur Tomor Kuçi, Shpat Deda vjen në një format të ri, ku poezita etij gërshetohet me përvojën bashkëkohore. Në program ndërthuren disa elemente, fizarmonika, violin, kitara e zëri, duke premtuar një spektakël të vërtetë muzikor.
Tetorin e 2018-tës, këngëtari zhvilloi në Tiranë turneun koncertor “Ambël e Thartë”. Me rastin e dhjetë vjetorit të karrierës së tij muzikore, ai kishte përgatitur atëherë diçka të veçantë për fansat: dhjetë koncerte në dhjetë qytete të Shqipërisë, në disa nga lokacionet më të bukura të trashëgimisë kulturore.Shpati zgjodhi Tiranën për koncertin e parë pasi pikërisht në kryeqytetin e Shqipërisë kishte nisur karrierën.











Tom Brady në një romancë me Kim Kardashian?


Horoskopi ditor, e mërkurë 17 maj 2023






