
Moderatorja e njohur Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi janë një nga çiftet më të pëlqyer të showbizit shqiptar. Ata shpesh zgjedhin që në rrjetet e tyre sociale, veç postimeve që kanë të bëjnë me angazhimet e tyre profesionale, të publikojnë edhe momente nga përditshmëria e tyre, pushimet, apo dedikime për njëri-tjetrin.
Së fundmi, Getoar ka zgjedhur që në rrjetin e tij social Instagram të ndajë një fotografi të Marinës dhe të vajzës së vogël, me të cilën ata janë bekuar rreth dy vite më parë. Krahas fotos ai ka bërë një dedikim shumë të bukur dashurie për partneren e tij.
Reperi thekson se që në takimin e parë e ka kuptuar që Marina ishte e duhura. “Që në takimin tonë të parë, e dija se do ta kaloja pjesën tjetër të jetës me ty. Më vjen mirë që kisha të drejtë. Gëzuar ditëlindjen gruas më të mrekullueshme që njoh”, ka shkruar Getoar.
Kujtojmë që revista “Bordo” për Shën Valentin organizoi një ‘konkurs’ për VIP-at e showbizit shqiptar. Nga 14 fotot e VIP-ve e përzgjedhur që kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, fitues i këtij ‘konkursi’ u shpall Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, të cilët arritën që në foton e tyre të grumbulloheshin më shumë ‘like’.





Tom Brady në një romancë me Kim Kardashian?


Horoskopi ditor, e mërkurë 17 maj 2023












