KreuStil Jetese

Pique ‘turpëron’ fëmijët e tij në shkollën e tyre të re!

Pique ‘turpëron’ fëmijët e tij në shkollën

Gerard Pique thuhet se i ‘turpëroi’ dy fëmijët e tij në një takim në shkollën e tyre, pasi renditi arritjet e tij si një futbollist profesionist. Kjo taktikë me sa duket ishte në kontrast të plotë me ish-partneren e tij dhe nënën e dy fëmijëve, Shakirën.

Dy fëmijët, Milan dhe Sasha, tani jetojnë me Shakirën në Miami, ndërsa Pique jeton ende në Barcelonë. Ai udhëtoi në Miami në fund të prillit për të kaluar kohë me fëmijët e tij. Sipas Ana Maria Alvarado, drejtuese e programit “Sale el Sol”, Pique nuk la përshtypje të mira pasi mori pjesë në një nga takimet e shkollës si një “futbollist i njohur”.

Në takimin e shkollës ka marrë pjesë edhe Shakira, e cila ndryshe nga Pique është prezantuar thjesht duke deklaruar kombësinë e saj dhe se është nëna e Milanit dhe Sashës. Alvarado tha gjithashtu se si Milani ashtu edhe Sasha janë përshtatur shumë mirë me shkollën e tyre të re. Ata kanë qenë gjithmonë shumë socialë, dhe kjo shpërngulje nuk ka ndikuar negativisht te ta.

Kujtojmë që Shakira sapo ka publikuar këngën e re “Acrostico”, e cila i kushtohet djemve të saj Milan dhe Sasha, por nuk mungojnë as disa referenca për Pique.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF