KreuStil Jetese

Enrique Iglesias anulon koncertin në minutën e fundit; shkak problemet shëndetësore!

Enrique Iglesias anulon koncertin në minutën e fundit; shkak problemet

Enrique Iglesias ka anuluar koncertin e tij në Mexico City pasi u diagnostikua me pneumoni. Në një deklaratë të shpërndarë në llogaritë e tij në mediat sociale, këngëtari njoftoi se duhej të tërhiqej nga festivali dyditor Tecate Emblema. “Të dashur fansa, do të jetë e pamundur për mua të paraqitem në shfaqjen sonte në Meksikë”, shkroi Enrique.

“Unë kam pneumoni dhe mjekët më kanë këshilluar pushim absolut dhe më kanë ndaluar të hipja në aeroplan. Sinqerisht jam i trishtuar që anuloj këtë shfaqje në një vend që më ka dhënë kaq shumë. Shpresoj të shërohem shpejt dhe të jem me ju të gjithë në formë së shpejti”, thuhej më tej.

Organizatorët më vonë konfirmuan se Danna Paola dhe anëtarët e grupit Pop Tour të viteve ‘90 do të merrnin përsipër të plotësonin vendin e Enrique-s, duke përfshirë The Chainsmokers, Melanie C dhe One Republic.

Robbie Williams dhe KYGO kryesuan festimet e festivalit të së dielës, me shfaqje të tjera nga Black Eyed Peas, Becky G dhe Roisin Murphy.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF