
Luiz Ejlli ka qenë i ftuar këtë të premte në “Më lër të flas”, ku ka folur për ditët e para jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe për planet e tij. Gjatë bisedës fituesi i “Big Brother VIP2” u pyet për deklaratën e Kiara Titos e cila shprehu dëshirën për t’u bërë nënë një javë më parë. Këngëtari me nota humori tha që le të bëhet, edhe ai do të bëhet kryeministër.
“Le të bëhet, kush po e ndalon. Le të bëhet, edhe un kam qejf të bëhem kryeministër, le të bëhem edhe unë…”, tha ai. Teksa u pyet se nëse i kanë ndarë gjërat që ai do të shikojë karrierën dhe moderatorja familjen, ai tha, “Burrë për shtëpi pra. Do të bëhen fëmijët, do rriten, 1,2,3,4, sa të na fali Zoti. Un them s’kam ngrënë bukë akoma, ti thua a do bësh fëmijë”.
Luizi është pyetur edhe nëse ish-partnerja e tij Megi Topallin i ka uruar fitoren, “Me gjithë respektin që kam për atë vajzë, e cila ka familjen e saj, i uroj gjithë të mirat se nuk kam asgjë të keqe me të. Nuk më ka uruar për fitoren. Nuk ka lidhje, ne jemi ndarë në mënyrë paqësore. Nuk më ka ngelur qejfi, nuk e paragjykoj. Me aq sa e njoh jam e bindur që i është bërë qejfi”, tha artisti.
Kujtojmë që Kiara dhe Luizi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në finalen e madhe të “Big Brother”. Ceremonia u zhvillua në bashkinë e Tiranës, aty ku ata i thanë “po” njëri-tjetrit dhe u shpallën ligjërisht burrë dhe grua.

Një grua do të marrë postin e CEO-s së Twitter?!

Ku po jeton Luizi? Ka blerë shtëpi apo te Kiara?

Horoskopi ditor, e shtunë 13 maj 2023











Horoskopi ditor, e premte 12 maj 2023





