KreuStil Jetese

E shpallën të vdekur në rrjetet sociale, reagon ashpër Ronaldo Sharka!

E shpallën të vdekur në rrjetet sociale, reagon ashpër

Liria ime mbaron aty ku fillon liria e tjetrit: Liria përbën vërtet njërën nga të drejtat themelore të njeriut, që e lejojnë qytetarin të jetojë në përputhje me vullnetin dhe dëshirat e tij.Por shprehja e njohur tregon qartë se edhe liria e ka një kufi.

Në rrjetet sociale megjithatë, një kufi i tillë po kapërcehet shpeshhere. Ka pasur disa raste kur është tepruar me shakatë duke u shpallur të vdekur disa personazhe publikë.

Viktimë e kësaj gracke ka rënë së fundi moderatori dhe ish-banori i Big Brother Vip, Ronaldo Sharka. Në “TikTok” po bën xhiro një foto e tij në të cilën shkruhet: Vëllai jonë qofsh i xhehnetit.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe vetë gazetari i cili ka shpërthyer në rrjetet sociale kundrejt këtyre personave të cilët e kanë bërë këtë.

“Të sëmurë mendorë, njerëz të ligj. Hiqjani telefonin këtyre kalamajve që përdorin TikTok dhe bëjnë shaka të tilla, dhe aq më tepër me një njeri që ende ka të freskëta imazhet e vdekjes së të atit! Nuk më ka interesuar kurrë asnjë koment apo video tallëse në rrjet kundrejt meje, por kjo është e tepërt! Turp! Brez m*ti”, shkruan Ronaldo.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF