
Astrologia e njohur, Meri Shehu, ka qenë e ftuar së fundmi në “Wake UP”, ku ka zbuluar se cila është shenja më me fat e horoskopit për këtë vit. Ajo tha se Luanët do të kenë sukses si në karrierë, ashtu edhe në martesë. “Shkojmë te Luanët, të cilët kanë fushën e karrierës dhe martesën. Unë mendoj se Luani është një nga shenjat më me fat, qoftë për këtë muaj, qoftë për këtë vit.
Jupiteri futet në shenjës e tyre, kjo do të thotë që ose bën një martesë shumë të fuqishme ose një karrierë shumë të fuqishme Kanë qenë nën ujë dhe dalin. Kanë qenë nëndetëse, bëhen aeroplanë”, tha astrologia.
Meri ka paralajmëruar shenjën e Shigjetarit që të bëjë kujdes me shëndetin, pasi nga punët e shumta që i ngarkon vetes mund të ndihet i lodhur, të ketë ankth dhe stres. “Shigjetarët do merren shumë me punë, do lodhen një çikë në jetën e përditshme. I hapin vetes shumë punë sepse Jupiteri në shenjën e Demit për Shigjetarët do të thotë punë gjithandej, ankth, stres pune.
Me shëndetin duhet të kenë kujdes sepse sikur avancon shumë kjo çështja e të lëvizurit shumë ose shpërdorimit të energjisë. Do kenë shumë rrëmuje, lëvizje dhe shumë punë, por mund të jetë dhe për mirë kjo gjë”, është shprehur astrologia.




Horoskopi ditor, e enjte 11 maj 2023

Ju ka ndodhur? Shpjegimi per dukurinë Déjà-vu!

9 kombinime “super” për humbjen e peshës!

Robert De Niro bëhet baba në moshën 79 vjecare!




Fluturimi i radhës i Ilir Shaqirit!






Horoskopi ditor, e mërkurë 10 maj 2023


