KreuStil Jetese

Robert De Niro bëhet baba për herë të shtatë në moshën 79-vjeçare!

Robert De Niro bëhet baba për herë të shtatë në

Aktori i njohur, Robert De Niro, është bërë baba për herë të shtatë. Lajmi është konfirmuar nga përfaqësuesi i 79-vjeçarit në një prononcim për mediat e huaja, por nuk e ka treguar emrin e as gjininë e të porsalindurit. De Niro në një intervistë të hënën korrigjoi gazetarin e ET Canada, duke sqaruar se sapo ka pritur në jetë një tjetër fëmijë. Kur intervistuesi e pyeti për gjashtë fëmijët e tij, ai korrigjoi, “Shtatë, në fakt. Sapo u bëmë me një tjetër fëmijë”.

Ai nuk e ka zbuluar identitetin e nënës së fëmijës, megjithëse e dashura e tij, Tiffany Chen, ishte fotografuar me barkun e fryrë në muajin e kaluar. “Dua të them, nuk ka rrugëdalje me fëmijët. Nuk më pëlqen të vendos ligjin dhe gjëra të tilla. Por, ndonjëherë thjesht nuk ke zgjidhje. Dhe çdo prind, mendoj se do të thoshte të njëjtën gjë. Ju gjithmonë dëshironi të bëni gjënë e duhur nga fëmijët dhe t’u jepni atyre përfitimin e dyshimit, por ndonjëherë nuk mundeni”, u shpreh ai në një intervistë të dhënë.

Ylli i “Taxi Driver” u bë baba për herë të parë në vitin 1971 kur me gruan e atëhershme Diahnne Abbott sollën në jetë vajzën Drena, tashmë 51 vjeçe. Çifti i dikurshëm janë prindër edhe të djalit Raphael, 46 vjeç.

De Niro ka djemtë binjakë 27-vjeçarë, Aaron dhe Julian, me ish-të dashurën Toukie Smith, si edhe djalin Elliot 25 vjeç dhe vajzën Helen 11 vjeçe me ish-bashkëshorten Grace Hightower.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF