
Ish gazetarja e RTSH-së, Eri Muço u hoq nga puna se ne celjen e edicionit të lajmeve përmendi Luiz Ejllin, fituesin e Big Brother VIP dhe tashmë është në një proces gjyqësor. Gazetarja u shpreh se është e lënduar, por nuk do ta lerë me kaq. Ajo rrëfeu në TCH se e ka kundërshtuar vendimin dhe se shpreson të takojë çiftin, Luizin dhe Kiarën.
“Me telefonuan dhe i sqarova që nuk kanë lidhje me lajmet, u bë një mbledhje partie, është një ngjarje e rëndë për TV tonë, ish drejtori i RTSH Gjirokastra. Gazetarit mund t’i heqësh punën, por jo penën, atë ditë në mbledhjen e parë më është thënë që nga sot nuk do të jesh më gazetare, por recepsioniste. U thashë që nuk e pranoj një gjë të tillë, të më penalizojnë për një gjë që nuk ka lidhje me lajmet, i kisha bërë reklamë një televizioni tjetër dhe kisha shkelur kodin e etikës sepse kisha përdorur studion, duke parë gjërat se si rrodhën më pas, pas dy javësh është bërë një emision pasdite që është folur vetëm për Luizin.
Ka qenë telefonata e parë me nënën, nuk po përmend gazetarë, i kam kërkuar madje ju flisni për të dhe më penalizoni mua. U thirra në Tiranë në mbledhjen e dytë, unë jam gazetare prej 19 vitesh, kam punuar për RTSH, kam dërguar lajme”, tha ajo.
Gazetarja rrëfeu më pas se ka marrë konsultë ligjore dhe nuk e ka pranuar vendimin. “ Ua them edhe shoqeve të mia, në këtë Big Brother që ishte i gjithë shqiptarëve, të gjithë fituan, por vetëm unë humba. Besoj do më mbështesin, do doja ta takoja çiftin. Jam lënduar me shpirt, por nuk dorëzohem lehtë”, pohoi ajo.