
Të shtunën, më 6 maj, u zhvillua ceremonia e kurorëzimit të mbretit Charles III, një ngjarje historike për familjen mbretërore britanike. Harry, djali i madh i monarkut, ishte i pranishëm në Westminster Abbey. Ai nuk kishte asnjë rol në ceremoninë e kurorëzimit, por mori pjesë si një spektator i thjeshtë. Harry shikonte nga rreshti i tretë dhe ishte ulur mes bashkëshortit të Princeshës Eugenie, Jack Brooksbank dhe Princeshës Alexandra, kushërira e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II.
Në një moment, kamerat e kapën duke folur me bashkëshortin e Princeshës Eugenie. Jeremy Freeman, një lexues buzësh dhe ekspert i gjuhës së trupit, zbuloi se çfarë besohet se i tha Harry Jack Brooksbankut.
Sipas ekspertit të cituar nga The Sun, Harry është ankuar për mënyrën se si po trajtohej ndërsa përgatitej të merrte pjesë në kurorëzimin e babait të tij. “Jam mërzitur nga mënyra se si më trajtojnë!”, dyshohet se ka thënë ai sipas burimit të cituar më lart.
Nuk është e qartë se kujt i referohej Harry kur i tha Brooksbank se i kishte ardhur në majë të hundës. Pas polemikës rreth librit të tij, Spare, komenti i Harry-t mund të kishte në shënjestër anëtarët e familjes së tij mbretërore. Por është gjithashtu e mundur që vërejtja e tij të jetë drejtuar ndaj shtypit britanik: në fakt, Harry dhe Meghan kanë paditur disa botime në Mbretërinë e Bashkuar.
“Nuk është një situatë ideale!” , mendohet se ka thënë Duka i Sussex-it. Sipas lexuesit të byzëve, Jack Brooksbank i është përgjigjur: “Nëse mund të bëj diçka për t’ju bërë të ndiheni më mirë… Nuk është një jetë e qetë, apo jo?”. “Atyre nuk u intereson!” ka shtuar Harry. Menjëherë pas kurorëzimit, ai fluturoi në Amerikë për të qenë me familjen e tij. Në ditën kur babai i tij u kurorëzua Mbret i Mbretërisë së Bashkuar, djali i tij, Archie i vogël, mbushi 4 vjeç.
Burimet mbretërore thanë se Harry ishte i ftuar në takimin privat në pallat, por nuk pranoi te shkonte. Shtypi në Mbretërinë e Bashkuar shkroi se pjesa më e madhe e familjes mbretërore “pati një pshehrëtimë lehtësimi”, por mbreti 74-vjeçar ishte “sinqerisht i zhgënjyer që djali i tij nuk qëndroi”. Gazetarët britanikë shkruan gjithashtu se mbreti Charles III do të kishte kishte dashur te ngrinte me Harryn gotë për nder të nipit të tij Archie.