KreuStil Jetese

Fansat aludojnë sërish: DiCaprio dhe Hadid janë bashkë pas darkës në Nju-Jork

Fansat aludojnë sërish: DiCaprio dhe Hadid janë bashkë pas

Fansat e Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid po dyshojnë se ata janë rikthyer bashkë pasi të dy janë parë, duke shijuar një darkë me miqtë së bashku në Nju-York. Aktori dhe supermodelja u panë duke u larguar nga Cipriani Doëntoën në lagjen Soho të Manhattan në fundjavë. E teksa fansat e tyre po shpresonin, një burim i tha “Page Six” se dyshja ishin me një grup prej rreth 20 personash në darkë dhe ata nuk ishin ulur pranë njëri-tjetrit.

Ata në fakt konsumuan ushqimin veç e veç, me rreth tre minuta larg njëri-tjetrit, sipas burimit. Muajt e fundit, ka patur raste të tjera ku DiCaprio dhe Hadid janë parë duke u shoqëruar së bashku. Në mars, dyshja u panë të dy duke festuar në të njëjtën ngjarje para Oscars.

“Ata ishin bashkë pothuajse gjithë natën dhe mezi lëviznin nga vendi i tyre”, i tha një burim “People” në atë kohë pas festës së Darren Dzienciol dhe Richie Akiva në Los Angeles. Një tjetër burim i brendshëm i tha gjithashtu “Us Weekly” atëherë, “Leo dhe Gigi ishin bashkë gjatë gjithë natës. Ata nuk u larguan kurrë nga njëri-tjetri”.

Marrëdhënia mes dyshes nuk u bë kurrë shumë serioze, pasi Hadid duhej të përqendrohej shumë më tepër te fëmija i saj dyvjeçar. “Gigi nuk ka energji për të vrapuar pas DiCaprios”, tha një burim për “PageSix” në dhjetor 2022. “Rutina e tij është shumë për të”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF