
Një nga femrat më të bukura të Hollywoodit, Margot Robbie, ka dale shëtitje me një veshje rastësor mjaft interesante. Margot u shfaq në rrugët e Nju-Jorkut shume ndryshe nga kombinimi qe pati ne Met Gala.
Ylli i filmit “Barbie”, i cili se shpejti do të shfaqet në kinematë anembanë botës, zgjodhi një pamje moderne, të cilen e arriti duke veshur një nga trendet më të mëdhenj të disa sezoneve të fundit – një xhaketë sportive të gjerë.
Nëse sadopak e ndiqni modën, duhet të keni një nga këto pjesë në dollapin tuaj dhe ta vishni në mënyra të ndryshme, thote Telegrafi: mbi xhinse dhe bluze të thjeshta apo edhe mbi një fustan elegant dhe çizme të trasha, ndërsa tani Margot ka treguar se si ajo e bën këtë gjë dhe të gjithë janë plotësisht të kënaqur.
Rregulli është në përcaktimin e përmasave të rrobave.
Margo zgjodhi një xhaketë të zezë, të kombinuar me xhinse të gjera, ndërsa stilin e përgjithshëm e ka kompletuar me një palë këpucë të Prada oxford.
Çanta e saj elegante prej lëkure me një dorezë interesante, gjithashtu nga shtëpia e modës Prada, i shtoi edhe një pamje zonjash këtij kombinimi në dukje rastësor.
Nëse gjithçka do të ishte shumë e madhe, pamjes do t’i mungonte struktura – por duke shtuar një këpucë të trashë dhe një çantë të modës, i gjithë stili u be modern dhe i ri.