KreuStil Jetese

Charles III kurorëzohet sot Mbret! Ç’duhet të dini!

Charles III kurorëzohet sot Mbret! Ç’duhet të dini!

Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla do të kurorëzohen sot në një ceremoni madhështore në Westminster Abbey në Londër. Ndërsa Charles u bë Mbret pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II në shtator të vitit të kaluar, sot është kurorëzimi zyrtar i tij. Në një ceremoni që pritet të zgjasë të paktën dy orë, Charles do të prezantohet me një sërë objektesh ceremoniale dhe do të njihet si Mbret nga përfaqësues të ndryshëm të shtetit britanik.

Pavarësisht shkëlqimit të rastit, nuk ka qenë pa polemika. Disa kanë kundërshtuar që miliona para të taksapaguesve të shpenzohen për një ceremoni luksoze në një kohë kur miliona britanikë po vuajnë një krizë të rëndë të kostos së jetesës.

Pjesë të Londrës qendrore janë bllokuar për disa ditë me barriera. Turma të mëdha kanë zbritur në kryeqytetin britanik, me dëshira e tyre për të siguruar pikën më të mirë të favorshme. Charles dhe Camilla do të udhëtojnë përgjatë rrugës me një karrocë të tërhequr nga gjashtë kuaj.

Ceremonia është caktuar të fillojë në orën 11:00 me orën lokale dhe pritet të zgjasë rreth dy orë, rreth një orë më e shkurtër se kurorëzimi i Elizabeth II në 1953. Charles do të jetë monarku i parë që do të lutet me zë të lartë në kurorëzimin e tij dhe, në lutjen e tij, do të kërkojë bekim për njerëzit “të çdo besimi dhe bindjeje”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF