KreuStil Jetese

Dua Lipa dhe Donatella Versace bëhen bashkë! Arsyeja?

Dua Lipa dhe Donatella Versace bëhen bashkë! Arsyeja?

Dua Lipa dhe stilistja e njohur e modës Donatella Versace janë bërë bashkë dhe do të lançojnë koleksionin e tyre më të ri për femra, i cili do të zbulohet në Kanë. Koleksioni i tyre është për sezonin e verës dhe mban emrin “La Vacanza”.

Bashkëpunimi do të prezantohet nëpërmjet një sfilate mode më 23 maj. Edhe pse nuk është pjesë e kalendarit zyrtar të ngjarjeve të Festivalit të Filmit në Kanë, që do të zhvillohet nga 16 deri në 27 maj, shfaqja do të zhvillohet njëkohësisht në qytetin turistik francez. Vendndodhja e saktë është ende e paqartë.

 

“Gjithmonë jam frymëzuar nga një proces projektimi bashkëpunues. Puna me Duan në këtë koleksion ka qenë shumë emocionuese dhe më pëlqen dinamika mes nesh. Dua është e fortë, e patrembur dhe e lirë dhe vizioni i saj krijues është i jashtëzakonshëm. Vera është një kohë magjike. Ne do ta kapim këtë ndjenjë dhe ngjyrat e asaj periudhe të vitit me një sfilatë mode të vërtetë të veçantë dhe intime në Kanë”, tha stilistja.

Ndërkohë edhe Dua u shpreh e entuziazmuar për këtë bashkëpunim, “Jam absolutisht e emocionuar që kam bashkëpunuar koleksionin e grave La Vacanza për Versace me Donatellën. Unë dhe ajo kemi krijuar një lidhje kaq të fortë gjatë këtyre viteve dhe jam shumë mirënjohëse për mbështetjen që kam marrë nga ajo dhe i gjithë ekipi që nga fillimi i karrierës sime. Jam shumë krenare për këtë koleksion dhe mezi pres ta debutoj në Kanë.”

Tags:

Home bordo