KreuStil Jetese

Ed Sheeran fiton gjyqin për të drejtat e autorit për “Thinking Out Loud”!

Ed Sheeran fiton gjyqin për të drejtat e autorit për

Ed Sheeran nuk e kopjoi “Let’s Get It On” të Marvin Gaye kur kompozoi Thinking Out Loud, ka vendosur një gjykatë amerikane. Kantautori britanik kishte mohuar se kishte vjedhur elemente të këngës për hitin e tij mbarëbotëror të vitit 2014.

Trashëgimtarët e bashkëshkrimtarit të Gaye argumentuan se Sheeran, Warner Music Group dhe Sony Music Publishing u detyroheshin atyre para për shkelje të të drejtave të autorit. Sheeran ishte shprehur se do të hiqte dorë nga karriera e tij muzikore nëse shpallej fajtor në gjyqin në Nju-Jork.

Sheeran u ngrit në këmbë dhe përqafoi ekipin e tij pasi anëtarët e jurisë vendosën që ai “në mënyrë të pavarur” krijoi këngën e tij. Duke folur jashtë gjykatës, Sheeran tha se ai ishte “shumë i lumtur” me vendimin.

“Duket se nuk do të më duhet të tërhiqem nga puna ime e përditshme”, tha ai. “Por në të njëjtën kohë jam i befasuar që pretendime të pabaza lejohen të shkojnë në gjykatë. Nëse juria do ta kishte vendosur për këtë çështje ndryshe, ne do t’i thoshim lamtumirë lirisë krijuese të kantautorëve”. “Nuk jam dhe nuk do ta lejoj kurrë veten të jem një derrkuc që dikush ta tundë”, shtoi ai.

Kujtojmë që vitin e kaluar Sheeran fitoi një betejë për të drejtat e autorit në Gjykatën e Lartë në Londër mbi Shape of You 2017.

Tags:

Home bordo