KreuStil Jetese

Aktorja e njohur pohon operacionin e hundës: “Më shkaktoi depresion të thellë”! 

Aktorja e njohur pohon operacionin e hundës: “Më shkaktoi

Shëndeti mendor i Priyanka Chopra u ndikua negativisht pasi një ndërhyrje e rekomanduar nga mjeku në hundë e që shkoi keq.“Ishte një fazë e errët”, pranoi ylli i “Citadel” në “The Hoëard Stern Shoë” në fillim të kësaj jave gjatë Sirius XM në Miami. Chopra, tani 40 vjeçe thote Telegrafi, qe shprehur më parë se ishte këshilluar të hiqte një polip në zgavrën e hundës. Në fakt, operacioni ndryshoi shumë hundën e saj.  

Procedura e bëri fytyrën e aktores të dukej “krejtësisht ndryshe” dhe ajo hyri në një “depresion të thellë”. Përveç efekteve që pati rinoplastika në pamjen e saj fizike dhe mendimet e brendshme, ajo ndikoi edhe në jetesën e saj.Fituesja e konkursit “Miss World 2000” tha se u pushua nga tre filma të ndryshëm pas operacionit plastik dhe besonte se karriera e saj e aktrimit kishte “mbaruar përpara se të fillonte”. 

Chopra shtoi se ajo nuk donte as të dilte nga shtëpia e saj, por babai i saj i ndjerë, i cili ishte mjek, e inkurajoi të hynte “përsëri në thikë” për të bërë një operacion korrigjues.  “Unë u tmerrova nga kjo, por ai tha: ‘unë do të jem aty në dhomë me ty. Më mbajti dorën dhe më ndihmoi të rindërtoj besimin tim”, tha Prianka më tej.  

Ajo shtoi se regjisori i filmit Bollyëood, Anil Sharma gjithashtu e ndihmoi të kthehej në rrugën e duhur duke i ofruar një rol dytësor në një film – edhe pse ajo supozohej të luante “rol kryesor”. Në librin e saj të kujtimeve, “Unfinished”, bukuroshja e Bollywoodit shkroi se si operacioni i dështuar e bëri atë të ndihej e “shkatërruar dhe e pashpresë”. “Sa herë që shihesha në pasqyrë, një e huaj më shikonte mbrapa dhe nuk mendoja se vetëbesimi dhe vetëvlerësimi im do të rikthehej ndonjëherë”, thoshte ajo. Megjithatë, e vërteta është se krahasuar me fotot e përpara ndërhyrjes, Prinka tani duket shumë më mirë, ndaj nuk ishin të paktë ata që u cuditën nga ankesat e saj.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF