
Edhe pse Shakira tashmë ndodhet në Miami, problemet e saj me Gerard Pique duket se nuk do të përfundojnë. Në këtë situatë janë të përfshirë edhe personazhe të tjerë, fëmijët Milan dhe Sasha dhe e dashura e ish-futbollistit, Clara Chia, dhe fakti është se fëmijët nuk duan ta shohin partneren e të atit kur ai i viziton në Shtetet e Bashkuara.
Shakira u largua nga Barcelona dhe i çoi fëmijët e saj në Miami për të nisur një jetë të re, por me një marrëveshje të mëparshme me Pique, i cili mund të vizitojë fëmijët e tij dhe të kalojë 10 ditë me ta çdo muaj. Pique udhëtoi i vetëm në takimin e parë, pa partneren e tij aktuale. Shakira nuk dëshiron që fëmijët e saj të kenë asnjë lidhje me Clarën dhe të vegjlit duket se janë në anën e nënës së tyre, sipas deklaratave të paparacit Jordi Martin, i cili ka qenë shumë i vëmendshëm ndaj gjithçkaje që lidhet me kolumbianen dhe spanjollën.
“Ne nuk duam të jemi me të”, është kushti që fëmijët i kanë vënë Piques kur ai t’i vizitojë ata në Miami. Fëmijët nuk duan as ta shohin dhe të takohen me Clarën. “Të lutem, 10 ditët që vini në Miami nuk duam të jemi me të”, janë fjalët që fëmijët i kanë thënë të atit sipas paparacit.
Kështu, vendimi i fëmijëve tregon se ata janë në krah të nënës së tyre, e cila ka vuajtur shumë muajt e fundit. Ata gjithashtu nuk refuzojnë të kalojnë kohë me Gerardin, por duan që ai të jetë vetëm, pa qenë e pranishme Clara Chia. “Mendoj se fëmijët janë të përkushtuar ndaj mamit, e kanë parë që ajo e ka patur shumë të vështirë”, kanë thënë paparacët.
Ndaj, na mbetet të presim vizitën e dytë të Pique te fëmijët e tij, për të parë nëse do të jetë sërish vetëm.