
Armaldo doli disa javë më parë nga shtëpia e “Big Brother VIP”, por nuk e ka shuar shumë kuriozitetin e fansave. Një prej gjërave që maestroja nuk sqaroi ishte se përse nuk e takoi Luizin kur doli. I ftuar sot në “Wake Up” ai deklaroi:
“Unë dorën nuk ia kam kam dhënë sepse nuk doja që dalja ime nga shtëpia të ishte një dalje si gjithë të tjerat. Por, edhe për atë vendosmërinë që ai tregoi për të më nxjerrë mua nga shtëpia. Dhe për t’i thënë që ‘Shiko, ti më nominove një herë me kutinë e pandorës, unë e kalova atë situatë të vështirë. Por, herën e dytë nëse ti më nominon në këtë mënyrë që ti do dhe kë ndërtuar, atëherë është pak thikë pas shpine. Sepse unë nuk të kam dëmtuar kaq rëndë në lojë. Unë kam qenë i vetmi që të kam mbështetur në situate kritike: për historinë e sëmundjes dhe historinë me Kiarën.”-tha ai.
Armaldo shtoi megjithatë se beson që do të ketë një raport mjaftg tgë mirë me Luizin kur ta këngëtari të dalë, e madje nuk e përjashtoi mundësinë për një bashkëpunim.
Sakaq, ai u pyet edhe nëse e ka menduar emrin e vajzës që do vijë në jetë. Kujtojmë se Armaldo dhe partnerja e tij pop resin një vajzë.
“Kemi menduar një emër për vajzën. Kemi menduar emrin Hana. Vajza jonë e ka dëshirë, por unë jam pak skeptik. “-tregoi ai.