
Muaji maj, sipas astrologëve, do të jetë vecanërisht i begatë për njërën nga shenjat e zodiakut: Dashin! Ata thonë se qasja serioze ndaj punës është tipar i rëndësishëm i kësaj shenje, mundi i së cilës do të shpërblehet. Për këtë arsye, ka shumë mundësi që të lindurve në shenjën e Dashit, disa plane financiare t`iu realizohen së shpejti.
Yjet duket se tregojnë që ata duhet të kenë parasysh se maji do të jetë koha më e mirë për të fituar para, edhe pse nuk duhet megjithatë të dorëzohen pa fre përpara tundimeve për shpenzime të mëdha dhe të panevojshme.
Tiparet kryesore karakteristike të Dashit janë: karizma, iniciativa, vendosmëria, energjia, vetëbesimi, guximi, vullneti i fortë dhe pavarësia. Si shenja e parë e zodiakut, Dashit i pëlqen të merret me biznes. Kjo është pjesërisht për shkak të ndikimit të Marsit.
Njerëzit e lindur nën këtë shenjë janë të njohur për energjinë e tyre të zjarrtë dhe të pamatë, kështu që nuk është çudi që ata shpesh i shpenzojnë paratë e tyre aq shpejt sa dhe i marrin.














Horoskopi ditor, e hënë 1 maj 2023





FOTO/ Kiara fotografohet me nënën e Luizit!
