
Moderatorja e njohur Kiara Tito ka qenë e ftuar këtë të diel në “Mos i bjer me Top”, ku ndër të tjera ka folur për dasmën e saj me Luizin. Ajo shprehet se do një dasmë tradicionale dhe dëshiron të realizohet në një ambient të madh që të marrë sa më shumë njerëz.
“Një dasmë tradicionale, modeste dhe në stadium. Do të doja një ambient që do të kishte mundësinë të mbante shumë, shumë njerëz brenda”, tha ajo. E pyetur nëse do të ftojë Arbërin dhe Zhaklinën, nisur nga debatet e shumta që ajo ka patur me ta pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Kiara u shpreh se do t’i ftonte të gjithë, përfshirë dhe dy opinionistët.
E pyetur se sa fëmijë ka dëshirë të ketë me Luizin, Kiara tha, “Unë kam qejf të kem dy fëmijë, ose tre, por sa të na japë Zoti, nuk është me plan kjo gjë”.
Kujtojmë që Luizi i propozoi Kiarës për martesë para se ajo të dilte përfundimisht nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Emocionet ishin të mëdha për moderatoren, pasi para këtij momenti të bukur dhe të rëndësishëm Luizi prej disa ditësh ishte distancuar prej saj dhe i kishte kërkuar të rrinin larg.







Horoskopi ditor, e hënë 1 maj 2023





FOTO/ Kiara fotografohet me nënën e Luizit!




Horoskopi ditor, e diel 30 prill 2023



