
Fillimet për shumëkënd mund të jenë të vështira, pavarësisht se ka dhe njerëz të cilëve fati u buzëqesh shpejt dhe dyert e karrierës u hapen menjehere. Richard Gere, nuk ishte një nga këta.
Në fakt, ai që është sot një prej yjeve më të famshëm të Hollivudit, dikur mezi siguronte jetësen, e madje as ushqimin nuk e kishte të garantuar.
Aktori 73 vjecar kujtoi sesa të vështirë e kishte pasur përpara se të prekte majat e famës, kur i gjithë vakti i tij mund të përfundonte vetëm në një vezë.
“Një vezë e vetme ishte vakti im. Ngrënia në restorant ishte e pamundur për mua. Ato ishin kohë të vështira dhe të dëshpëruara”, u shpreh ai teksa kalonte në kujtesë vitet e para të karrierës, kur po përpiqej të zinte një vend të rëndësishëm si aktor.
“Kam qenë praktikisht i uritur gjatë viteve ’70 si aktor në fillimet e karrierës sime, vetëm duke u përpjekur të arrija diçka. Fatmirësisht punoja, nuk isha pa punë, por atëherë nuk kishte shumë aktorë që bënin para. Unë bëra Broadëay-un për herë të parë”, u shpreh ai, në një tjetër shembull të faktit se përmes punës dhe përkushtimit, mund të mbërrihet larg!

Luizi bën krahasimin mes Kiarës e Megi Topallit!



Ed Sheeran mban koncert gjatë gjyqit!



Horoskopi ditor, e shtunë 29 prill 2023










Dalin fotot e papublikuara të Mbretit Charles!

Horoskopi ditor, e premte 28 prill 2023

