Ed Sheeran këndoi dhe luajti në kitarë në një sallë gjyqi në Manhattan, në një përpjekje për të hedhur poshtë akuzat se kënga e tij hit “Thinking Out Loud” është një “vjedhje” e këngës “Let’s Get it On”.
Sheeran kujtoi se këngën e kishte shkruar një mbrëmje në fillim të vitit 2014 në shtëpinë e tij në Angli, në një bashkëpunim me tekstshkruesen dhe shoqen e tij, Amy Wadge. Për të shkruar tekstin e këngës, Sheeran tha se ishte frymëzuar nga histori personale.
“Unë marr shumë frymëzim nga jeta dhe familja ime”, tha Sheeran, i cili është paditur nga trashëgimtarët e kantautorit Ed Townsend, i cili shkroi këngën e vitit 1973.
Ata kërkojnë një pjesë të fitimeve të këngës “Thinking out Loud”. Ndërkohë, gjyqi pritet të rifillojë të hënën.
Stil Jetese
Horoskopi ditor, e shtunë 29 prill 2023
Stil Jetese
Dalin fotot e papublikuara të Mbretit Charles!
Stil Jetese