KreuStil Jetese

Ka punuar krah tij si velinë, çfarë thotë Gent Zenelaj për Kiarën!

Ka punuar krah tij si velinë, çfarë thotë Gent Zenelaj

E njohim më shumë si moderator, por Kiara Tito në fillesat e saj ka qenë velinë! Ajo u bë sidomos e njohur për publikun pas prezantimit të emisionit ‘Top Select’  dhe lidhja e saj me këngëtarin, Butrint Imeri, po ashtu ka qenë mjaft e komentuar në mediat rozë.

Mirëpo, ndonëse të gjithë mendonin se Kiara karrierën e saj e ka nisur në ‘Top Channel’, në fakt moderatorja ka zbuluar se ka qenë velinë më parë në emisionin invetigativ “Ça thu” që është transmetuar në ‘Agon Channel ‘nga Gentjan Zenelaj dhe Saimir Kodra.

Kiara vetë është shorehur më vonë se nuk e konsideron atë eksperiencë si një ndër  më të mirat në karrierën e saj. “Mendoj që çdo person nuk e harron asnjëherë punën e parë. Në fakt ka qenë “Agon Channel” i pari por nuk kam bërë atë që unë kam dashur të bëjë. Kam qenë velinë në “Agon Channel”, me Saimirin dhe me Gentin. Kanë qenë fillimet e “Ça thu”.”, ka thënë ajo ndërsa ka theksuar se në fakt ia di për nder Top Channel për famën që ka sot. Ndërkohë, i ftuar tek “Më lër të flas”, Gent Zenelaj, rrëfeu se Kiara sapo ishte kthyer nga Italia në atë kohë, ndërsa shtoi se ai ka respekt për të dhe punën e saj.

“Duke shfrytëzuar audiencën tuaj, Kiara ka qenë një bashkëpunëtore e jona në emision, sa ishte kthyer nga Italia në atë kohë, një vajzë si shumë të tjera që kanë punuar me mua dhe me Sajamirin. Unë kam shumë respekt për të.”- tha ai.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF