KreuStil Jetese

Kiara Tito  flet për dasmën dhe si e priti familja propozimin e Luizit!

Kiara Tito  flet për dasmën dhe si e priti familja

Kiara Tito pas daljes së dytë nga “Bi Brother VIP” ka folur për dasmën dhe si e priti familja propozimin e Luizit.

 Moderatorja një intervistë për rubrikën “Mos i bjer me top” në emisionin “E Diell” tha se familja e saj është shumë e lumtur, ndërsa shtoi se nënë Leta mezi pret të takojë Luizin. 

“Familja është shumë e lumtur, e kishin pritur këtë ditë, erdhi më herët. Nënë Leta është një fanse e zjarrtë e Luizit. Unë e kam gjithmonë gabim, ai ka të drejtë. Mezi pret të takojë dhëndrin.”- tha Kiara. 

E pyetur për lojën që Luizi i bëri para propozimit, ajo zbuloi se në ato momente mendoi vetëm të dilte nga BBVIP, pasi ishte shumë e lënduar. 

“E dyta natyrisht ishte më mirë se u finalizua. Para propozimit po mendoja ‘Ku të futem tani’. Isha e lënduar, e mërzitur. Kisha 3 ditë që isha e ngarkuar. Nuk dija çfarë të thoja.”

Në lidhje me debatet e fundit që pati gjatë spektaklit me opinionistet e “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari dhe Arbër Hajdari, dhe nëse do i ftonte në dasmën e saj me Luizin, Kiara tha se do i ftojë të gjithë dhe padyshim opinionistet do jenë ndër të ftuarit. 

“Unë thashë do i ftoj të gjithë në dasmë kështu që…”- u shpreh ajo.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF