KreuStil Jetese

Shakira vs Kim Kardashian: Lufta e yjeve për rezidencën në ishullin luksoz!

Shakira vs Kim Kardashian: Lufta e yjeve për rezidencën në

Shakira është ende në kërkim të një ‘shtëpie’ në Miami. Këngëtarja kolumbiane duket se është e pakënaqur me rezidencën luksoze, ku jeton prej gati një muaji me dy fëmijët e saj dhe është në kërkim të një shtëpie tjetër ku do të qëndorojë përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këngëtarja e “Te felicito” dhe “Monotonia” ka nisur një jetë të re larg Barcelonës dhe ish-it, Gerard Pique, dhe pak ditë më parë dolën në dritë imazhet e para të jetës së përditshme të Shakirës në Miami. Në to, këngëtarja kolumbiane shihej me një agjent imobiliare, pasi duket se artistja është e interesuar të blejë një rezidencë të re në një pjesë luksoze të qytetit, në një lokacion me më shumë privatësi.

Sipas gazetarit spanjoll Alex Rodriguez në “El Programa de Ana Rosa”, është një shtëpi në ishullin Fisher, e cila përshkruhet si më poshtë, “Zona rezidenciale më e shtrenjtë në botë, ku ka numrin më të madh të milionerëve për metër katror. Mund të arrihet vetëm me varkë ose helikopter”.

Fisher Island, i cili është një ishull privat afër Miami Beach, është zona më e pasur në Shtetet e Bashkuara. Të ardhurat mesatare të 1300 banorëve të saj janë rreth 2.5 milionë dollarë në vit, sipas një analize mbarëkombëtare të të dhënave tatimore nga botimi financiar Bloomberg.

Për të jetuar në këtë ishull privat të Miamit, banorët duhet të paguajnë si paradhënie shumën 250 000 dollarë. Më pas kjo shumë vjetore bie në 22256 dollarë. Kjo zonë ka gjithçka: siguri private, restorante, një fushë golfi, dy pishina, fusha tenisi dhe një plazh vetëm për banorët. Ka privatësi absolute, pikërisht atë që kërkon këngëtarja kolumbiane.

Megjithatë, Shakira nuk është e vetmja e interesuar për këtë shtëpi në ishullin Fisher. Kim Kardashian gjithashtu do të dëshironte të jetonte në këtë ishull, kështu që të dyja po konkurrojnë për një vend atje. Do të duhet të presim dhe të shohim nëse njëra nga të dyja më në fund do të zhvendoset aty apo nëse do ta bëjnë në të njëjtën kohë dhe do të jenë fqinjë…

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF