KreuStil Jetese

Ardit Gjebrea ndan momentin e vecantë të Andresës me të birin!

Ardit Gjebrea ndan momentin e vecantë të Andresës me të

Andresa Ambrosio përjetoi në fillim të këtij viti ndjesinë më të bukur ndonjëherë, duke u bërë nënë për herë të parë. Së fundmi ajo ka pagëzuar djalin e saj, Rafael-in në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, ku qenë i pranishëm dhe Ardit Gjebrea.

Ishte moderatori i njohur ai që shpërndau në rrjetet sociale momentin e vecantë të bashkëpunëtores së tij prej vitesh tashmë.  “Rafael u pagëzua dhe mami i tij ishte më e lumtura në botë, duke e ndarë me ne gëzimin e saj.”, ka shkruar Arditi krahas fotos familjare të Andresës.

Andres e solli në jetë vogëlushin e saj në 24 janar të këtij viti.

Modelja është një nga personazhet më të dashur të ekranit teksa e shohim çdo të diel në emisionin ‘E diela shqiptare’. Prej më shumë se 12 vite tashmë, Andresa është pjesë e emisionit në krahë të Ardit Gjebreas.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF