KreuStil Jetese

Nëna monstër: Vret dhe ha të birin 5 vjecar, shokohet Egjipti!

Nëna monstër: Vret dhe ha të birin 5 vjecar, shokohet Egjipti!

Egjipti u shokua nga lajmi se një 29 vjecare kishte vrarë djalin e saj pesë vjev, dhe kishte gatuar trupin e tij e kishte nisur t`i hante pjesërisht kokën.

Gruaja, e identifikuar vetëm si Hanaa, ishte ndarë prej tre vjetësh nga burr ii sah dhe jetonte vetëm me të birin në një shtëpi në fshatin Faqous Center në rajonin Sharkia. Sipas të përditëshmes egjiptjane, Daily Cairo 24, gruaja u arrestua nga policia pasi pjesë të trupit të të birit u gjetën nëpër kova në pjesë të ndryshme të banesës së tyre.

Gruaja “monstër” u arrestua dhe pas marrjes në pyetje, u dërgua menjëherë në burg.

Ndërkohë, hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje horror.

Në Egjipt, të vrasësh një fëmijë do të thotë të kryesh një krim kundër “ligjeve të natyrës”, pasi fëmija në fjalë u vra nga ata që e kishin për detyrë ta mbronin dhe të kujdeseshin për të, teksa ai rritej. Hetuesit kanë bindjen se krimi ka qenë i paramenduar.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF