
Pas shpalosën veshjet e tyre “pak më serioze”, sipas tematikës së mbrëmjes së kushtuar stilistit të ndjerë të madh Karl Lagerfeld, yjet që zbukuruan tapetin e kuq të Met Gala, u shfaqën krejt ndryshe në festën e organizuar më pas. E vetmja që bëri përjashtim ishte Jennifer Lopez, veshja e të cilës në after-party ishte edhe më serioze se ajo e Met.
Shumë yje të tjetra treguan se trendi i momentit është ai i “lakuriqësisë”. Kendall Jenner ishte ndër VIP-at e parë që mbërriti në festë me veshje super transparente, të puthitur pas trupi e tejet të guximshme që tregonte shumë.
Jashtëzakonisht provokuese u shfaq me kombinimin e saj edhe Emily Ratajkowski.
Rita Ora gjithashtu, ndërsa yje të tjerë, edhe pse pak më të mbuluar, sërish kishin goxha pjesë “të zbuluara” lëkure!