
Në qofte se nuk do ta shihnim nga afër, me siguri do të ishim ngatërruar nga fotoja e aktorit Ed McVey në rolin e princit William, kaq shumë ngjan me të. Producentet duket kanë qenë shumë të kujdesshëm t`i qëndrojnë sa më besnik që të munden realitetit.
Teksa i afrohemi sezonit të gjashtë të “The Crown”, aktorë të rinj i bashkohen kastit. Disa nga aktorët e sezonit 5 do të kalojnë edhe në sezonin e fundit, por ndërkohë seriale sjell edhe një Harry të ri, më të rritur, një William të ri dhe një Kate Middleton.
Sezoni i gjashtë do të nisë nga viti 2001, vit kur William nis kolegjin dhe aty njihet me Kate Middleton. Roli i princeshës i është besuar Meg Bellamy, me flokë gështenjë, sy të shkruar e shtat-hedhur si ajo.