KreuStil Jetese

FOTO/ Pique mbërrin në SHBA; del për drekë me djemtë e tij!

FOTO/ Pique mbërrin në SHBA; del për drekë me djemtë e

Gerard Pique aktualisht po kalon disa ditë në Miami duke parë fëmijët e tij, pasi ata u shpërngulën aty rreth një muaji më parë me nënën e tyre Shakirën. Ai aktualisht është vetëm duke vizituar dhe qëndruar në një hotel, por është në kërkim të një shtëpie në mënyrë që të kalojë më shumë kohë në qytetin e SHBA-së.

Në rrjetet sociale është zbuluar se ai ka nxjerrë për drekë dy djemtë e tij. Në foton e publikuar nga restoranti, Pique shihet me të vegjlit i ulur në një zonë plazhi në një ditë me diell me detin në sfond.

Primeras imágenes de Gerard Pique almorzando con sus hijos Milán y Sasha en Miami, sin Shakira pic.twitter.com/2UEcOZQ673

Kjo fotografi u ngarkua në Twitter nga përdoruesi Aurelio B. Castrellon. “Drekë me familjen, ku Pique ulet me fëmijët e tij në tavolinën ngjitur”, ka shkruar përdoruesi.

Ish-futbollisti, në këtë udhëtim të parë, i është dashur të qëndrojë në një hotel, gjë që është e pakëndshme për të dhe fëmijët e tij, ndaj po përpiqet të gjejë një shtëpi që në vizitat e radhës të jetë më rehat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Sashën dhe Milanin.

Sipas “Semana” dhe “Informalia”, Pique ka një ide se çfarë dëshiron të gjejë në Miami. “Një hapësirë e madhe, e ndritshme, me një minimum dhomash dhe hapësirash të përbashkëta”, sugjerojnë mediat.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF