KreuStil Jetese

Euronews: Vjosa, parajsa e adhuruesve të natyrës!

Euronews: Vjosa, parajsa e adhuruesve të natyrës!

Rafting, ushqime të shijshme dhe banja termale ju presin në parkun më të ri kombëtar Vjosës në Evropën Lindore. Parku Kombëtar i Lumit Vjosa është një mrekulli, kështu e nis rrjeti Euroneës artikullin. Pas vitesh fushate nga marka e veshjeve “Patagonia”, IUCN dhe askush tjetër përveç aktorit Leonardo Dicaprio, këtij pellgu prej 6 500 kilometrash katrorë degësh dhe rrugësh të egra ujore iu dha mbrojtja që meritonte duke e bërë atë parkun e parë lumor të egër në Evropë.

Lumi i fundit i egër i Evropës është shtëpia e 1 110 llojeve të kafshëve dhe bimëve, nga të cilat dy specie bimore dhe 13 kafshë janë në rrezik të zhdukjes globale. Vjosa fillon në Greqi si Aoos, përpara se të kalojë në Shqipëri, duke gjarpëruar nëpër malet e Ballkanit dhe në fund të arrijë në detin Adriatik. Gjatë rrugës, ajo kalon nëpër fusha të blerta dhe përgjatë shpateve malore duke krijuar kanione mbresëlënëse, ishuj rërë dhe kthesa të mrekullueshme.

Bukuria dhe domethënia e lumit e kanë fituar emrin “Zemra Blu e Evropës”. 3 nga qytetet më piktoreske që Euroneës sugjeron nga ku mund të përjetoni këtë lumë të fuqishëm, janë Përmeti, Tepelena dhe Gjirokastra.

Në këto 3 qytete turistët do të kenë mundësinë të provojnë kuzhinën tradicionale shqiptare, e cila sipas gazetarit Franc Merkuri është mjaft e bollshme. Për të gjithë aventurierët, kanioni i Langaricës dhe shpellat përreth Petranikut janë idealet. Për diçka më komode sugjerohen llixhat e zonës, të cilat janë shfrytëzuar në të kaluarën nga qytetarët për të kuruar probleme të ndryshme shëndetësore.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF